Zhvillimi i teknikave individuale të Punës

Organizim zyre

Në fund të këtij kursi, jo vetëm që do të mund të zhvilloni një koncept tuajin për sa i përket administrimit dhe organizimit të një zyre, por do të jeni gjithashtu të aftë të zgjidhni probleme që lidhen me jetën e përditshme të një zyre në mënyrë të shpejtë dhe efektive. Mësoni se si të administroni takime dhe afate kohore, vizitorë dhe klientë. Kursi I WIFI-t, „Administrim Zyre”, u drejtohet kryesisht pjesëmarrësve, të cilët duan të vënë në jetë atë, ç’kanë mësuar.

Menaxhimi i vetvetes dhe i stresit

Qëllimet e këtij kursi janë: organizimi më i mirë i punës, menaxhim më i mirë i kohës, rezultate më të mira, më pak stres, motivim më i madh, më pak gabime, më shumë kohë për objektivat kryesore, zhvillimi drejt një posti më të lartë, arritja më e shpejtë e qëllimeve në jetën profesionale dhe atë private.
Moduli i WIFI-t „Menaxhimi i Stresit“ ju jep mundësine të mposhtni stresin. Në kursin e WIFI-t “Menaxhimi I Stresit” mësoni se si lind stresi, se pse ndihemi të stresuar, se ç’masa mund të merren kundër stresit, se si mund ta mposhtim këtë “epidemi” etj.

Menaxhimi i kohës

WIFI ndihmon pjesëmarrësit e këtij kursi për të menaxhuar kohën sa më mirë. Ndër strategjitë e tjera, pjesëmarrësit mësojnë të ndajnë detyrat sipas rëndësisë dhe ngutshmërisë, se si ti ndajnë detyrat e mëdha e të vështira në detyra më të vogla dhe se si t‘ua delegojnë këto bashkëpunëtorëve të tjerë. Ky kurs i drejtohet personave që janë aktiv në fushën organizative, sipërmarrësve, përgjegjësve, si dhe personave të tjerë, të cilët duan të menaxhojnë kohën e tyre në mënyrë sa më të mirë, si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale.