Saldimi me gaz intert me volfram

Saldimi me gaz intert me volfram është një teknikë, që përdoret për ngjitjen e siperfaqeve prej llamarine, ose për ngjitjen e tubave të përbëra nga krom-nikeli, si dhe për saldimin e materialeve jo-metalike.

Nëpërmjet kësaj teknike, mund të realizohen saldime të te gjitha trashësive të  tubave, si dhe në të gjitha pozicionet. Materiali saldues shtesë aplikohet, duke u shtuar manualisht në formën e shufërs së saldimit.

Kjo teknikë saldimi përdoret për këto fusha: saldim i konstruksioneve prej llamarine, në instalime të tubacioneve, në prodhimin e kaldajave dhe centraleve, për ndërtimin e  aparateve dhe rezervuarëve të ndryshëm, si dhe për prodhimin e automjeteve.

Përmbajtja e trajnimit për saldimin me gaz intert është hartuar për individe të nivelit fillestar dhe të avancuar.

Pjesa teorike dhe ushtrimet praktike përfshijnë kryesisht temat e mëposhtme:

  • Gazet inerte
  • Burimi energjitik për pajisjet e saldimit
  • Shmangia e aksidenteve
  • Saldimi kokë më kokë dhe me qepje e llamarinve dhe tubave, sipërfaqe me përmbajtje krom-nikeli dhe sipërfaqe alumini si dhe prej nikeli, saldimi në pozicione dhe për trashësi të ndryshme.

Afati i fundit i regjistrimit: Tre javë përpara fillimit të kursit