Saldimet MAG/MIG

Saldimi MAG/MIG është një teknikë, që përdoret në të gjitha fushat e përpunimit të metaleve. Fusha e përdorimit të kësaj teknike përfshin, si saldimin e sipërfaqeve prej llamarine të hollë për ndërtime karrocerie, e deri në ngjitjen e faqeve të trasha prej çeliku të konstruksioneve të mëdha. Me këtë teknikë mund të saldohen të gjitha llojet e metaleve dhe aluminet.

Nëpërmjet efektit të lartë shkrirës, kjo teknikë është më ekonomike, se sa ajo e saldimit me hark elektrik, megjithatë ka përdorim të kufizuar në punime montazhi.

Kjo teknikë saldimi aplikohet kryesisht në punimet e hekurit, si rezervuarë, vinça, aparatura, automjete.

Përmbajtja e këtij trajnimi është hartuar për individë të nivelit fillestar dhe të avancuar:

  • Gazi
  • burimi energjitik i saldimit
  • shmangia e aksidenteve
  • saldimi kokë më kokë, saldime të qaforeve, të qosheve, të llamarinave të trashësië prej 1, 5 deri në 12 mm në pozicione dhe me materiale të ndryshme saldimi.

Afati i fundit i regjistrimit: Tre javë përpara fillimi të trajnimit