Saldim

Profesioni i saldatorit kërkon mbi të gjitha saktësi. Kursi “Saldim” i AIEx, u ofron pjesëmarrësve njohjen me specialitetet e ndryshme të profesionit të saldimit dhe zbatimin e këtyre njohurive në praktikë. AIEx ofron trajnime në specialitetet e mëposhtme të saldimit:

  • Saldimi me Gaz Inert
  • Saldimi MAG/MIG
  • Saldimi me Hark Elektrik
  • Saldimi TIG
  • Supervizor saldimi

Çertifikimi

Pjesëmarrësit e kurseve të saldimit pajisen me çertifikata  të njohura në rang ndërkombëtar, sipas specialiteteve të mëposhtme:

  • Saldator çeliku, sipas normës EN 287-1 ose ISO 9606-1
  • Saldator alumini, sipas normës EN ISO 9606-2

Këto kurse bëjnë përgatitjen për ridhënie, përkatesisht për dhënien e parë të provimit  EN 287, për metodat WIG dhe në oksigjen. Pas një përgatitje të shkurtër, do të jepni provimin.

  • Saldator tubash, sipas normës M7807 Saldator i materialeve plastike, sipas normës EN 13067
  • Saldator hekurbetoni, sipas normës EN 17660 Saldim me oksigjen, sipas normës EN 13133

Këto kurse bëjnë përgatitjen për ridhënie pas tre vjetësh, përkatësisht dhënien e parë të provimit sipas metodës me pikim EN-13133. Mbas një përgatitje të shkurtër, do të jepni provimin.