Menaxhim Procesi

Organizimit të një biznesi të orientuar drejt procesit, i nevojiten njohuri gjithëpërfshirëse për proceset përkatëse, si dhe për zhvillimin e proceveve që i japin vlerë biznesit. Kështu, organizimi i orientuar drejt procesit, luan një rol të rëndësishëm.

Të menduarit e të punuarit, të orientuar drejt procesit, rezulton në shpërbërjen e funksioneve të caktuara në biznes. Kjo ndihmon në themelimin e një rrjeti, që bashkon të gjithë ata që përfshihen në zinxhirin e vlerës suplementare. Rezultatet e këtij procesi janë të matshme dhe garantojnë një orientim më të qëndrueshëm drejt klientit dhe sigurojnë, nga ana tjetër, bashkëpunimin e të gjitha strukturave të biznesit.

Kujt i drejtohet kursi?

Trajnimet dhe seminaret u drejtohen kryesisht sipërmarrësve dhe personelit ekzekutues, si dhe punonjësve të kompanive të vogla, të mesme e të mëdha, të organizatave jofitimprurëse dhe të administratës publike, të cilët punojnë dhe optimizojnë proceset e biznesit.

Qëllimi i kursit

Pjesëmarrësit marrin njohuritë e nevojshme dhe prezantohen me metodat që përdoren në fushën e menaxhimit të procesit. Përmbajtja dhe organizimi i trajnimit u janë përshtatur standardeve ndërkombëtare të menaxhimit të procesit, EN ISO 15504:2004.

Modulet

  • Moduli 1: Njohuritë Bazë
  • Moduli 2: Ndryshimet në Biznes
  • Moduli 3: Kontrolli dhe optimizimi i menaxhimit të procesit-Cikli jetësor dhe standardet

Çertifikimi

Pjesëmarrësit e këtij kursi pajisen me një çertifikatë të njohur në rang ndërkombëtar, “Process Manager”, sipas normës: EN  ISO 15504:2004 (nëse pjesëmarrësi çertifikohet pas modulit të parë) dhe “Senior Process Manager” sipas EN ISO/IEC 17024 (nëse pjesëmarrësi çertifikohet pas modulit të tretë).
Trajnimi fillon më: TBA
Data përfundimtare për rregjistrim: Tre javë përpara fillimit të trajnimit