ELEKTROTEKNOLOGJI

Instalime Elektrike.jpg
Bazat e elektroteknikës dhe matjet elektrike

Synimi: Në këtë kurs do të përvetësoni njohuritë bazë të elektroteknikës dhe në këtë mënyrë rriten mundësitë tuaja në tregun e punës. Ju do të rifreskoni njohuritë matematikore në lidhje me elektroteknikën.
Ideale për persona të cilët kanë njohuri nga elektroteknika ose që duan të rifreskojnë njohuritë e marra më parë.
Përmbajtja:

  • Matjet në elektroteknike
  • Përkufizime dhe njësitë matëse elektrike të sistemit SI
  • Ligji i Omit, rregullat e Kirshofit
  • Rryma e vazhduar e thjeshtë dhe e degëzuar
  • Rezistenca në qarkun e rrymës alternative
  • Përsëritje e llogaritjeve  bazë
  • Logaritjet  e plota dhe llogaritjet me përqindje
  • Llogaritjet me thyesa dhe ekuacionet e shkallës së parë
  • Funksionet e thjeshta trigonometrike
  • Funksionet sinus dhe cosinus
  • Logaritmet e thjeshta
  • Llogaritjet me fuqi
  • Shëmbuj nga elektroteknika

Bazat e teknikave të instalimeve elektrike

Synimi: Kryerja e instalimeve të thjeshta elektrike.
Ideale për personat që merren me elektroteknikë dhe instalimet elektrike.
Përmbajtja: Bazat e matjeve elektrike –  Instalime të thjeshta (Deviator, Qarku i rrymës elektrike) – Planifikimi i instalimit për perdorime të thjeshta (përdorimi i siguresave, interpretimi i linjes, izolimi i qarkut, instalimi i dritave dhe celsave).
(32 Njësi Mësimore)

Qarqet në elektroteknikë

Synimi: Të fitojnë njohuritë e nevojshme themelore në fushën e qarqeve të thjeshta dhe të kontrollit motorik.
Ideale për personat e përfshirë në teknikat dhe instalimet elektrike.
Përmbajtja: Bazat e teknikave elektrike – Instalime të thjeshta – Ushtrime praktike në fushën e kontrollit motorik – Hartimi dhe leximi i skemave elektrike – Informacionet përkatëse për klientin – Gjetja e gabimeve nëpërmjet shembujve praktikë.
(24 Njësi Mësimore)

 Planifikimi i një instalimi elektrik

Synimi: Do të bëhet një përmbledhje e përgjithshme e standardeve aktuale të teknikave të instalimeve elektrike.
Ideale për persona të përfshirë në teknikat dhe instalimet elektrike.
Përmbajtja: Materialet – Planifikimi dhe projektimi i një instalimi të thjeshtë elektrik. (16 Njësi Mësimore)

Elektroteknika – instalimi i rrjetit

Synimi: Të dihen bazat e teknikave kryesore të transmetimit (simetrike/josimetrike, përcjellësit e bakrit dhe fibrave optike), pajtueshmëria elektromagnetike dhe normat respektive të parashikuara. Të bëhet krijimi i një plani të strukturuar të kabllove të rrjetit si dhe instalimi i zgjatimeve të paracaktuara në teknologjitë përkatëse (përcjellës bakri, fibra optike, etj). Kryerja e testimeve përkatëse dhe gjetja e problemeve në keto zgjatime të instaluara.
Ideale për persona të përfshirë në teknikat dhe instalimet elektrike.
Përmbajtja: Përkufizimi për kabllot e ndryshme (koax, UTP dhe STP, fibra optike) – Paraqitja e standardeve të përshtatshme për kabllot e strukturuara – Shpjegimi i koncepteve kyçe (LINK, kanal, etj) – Instalimi i produkteve standarde në teknologjitë e mëposhtme: UTP, STP – Paraqitja i llojeve të ndryshme të kabllove, komponentëve, prizave etj. – Paraqitja e të dhënave përfundimtare të inspektimit.
(16 Njësi Mësimore)

Ligjet dhe standardet e elektroteknikës

Synimi: Të merret një përmbledhje e standardeve aktuale të teknologjisë së instalimeve elektrike.
Ideale për persona të përfshirë ne teknikat dhe instalimet elektrike.
Përmbajtja: Struktura e standardizimit – Situata ligjore ne Shqipëri – Ligjet e elektroteknikës – Standardet aktuale të teknikes së instalimeve elektrike – Tokëzimi dhe impianti i tokëzimit – Mbrojta nga rrufetë – Kontrollet periodike – Sistemet në elektroteknikë. (8 Njësi Mësimore)

Si rrjedhojë e këtij trajnimi bazë mund të kryhen më pas trajnime specifike për instalimin e shërbimit të sistemeve elektrike në bazë të standardeve E8001 dhe EN1.

 Instalimi i pajisjeve elektrike – E8001 dhe EN1

Synimi: Përmbledhje e bazës ligjore, masave mbrojtëse, rregulloreve  zbatuese, etj. për instalimin e pajisjeve elektrike.
Ideale për persona të përfshirë ne teknikat dhe instalimet elektrike.
Përmbajtja: Ligjet e elektroteknikës – Rregullorja e elektroteknikës – Rregullorja e nulëzimit – Rregullorja për sigurinë – Nulëzim– Harku mbrojtës për luhatjet e tensionit – Zbatimi i rregulloreve – Mbrojtja nga mbingarkesa – Matja e linjave –
Përmbledhje: Testimi i pajisjeve elektrike.(16 Njësi Mësimore)

 Verifikimi i instalimeve elektrike – E 8001-6

Synimi: Njohja e kërkesave dhe proçedurave për verifikimin e instalimeve elektrike sipas E 8001-6.
Ideale për persona profesionistë në elektroteknikë.
Përmbajtja: Përmbledhje e bazës ligjore (ligjet, normat, nulëzimi dhe rregullat e sigurisë për teknikat elektrike) – Masat e sigurisë – Zbatimi i rregulloreve – Inspektimi fillestar i pajisjeve elektrike – Manuali përdorimit – Inspektime të përsëritura – Krijimi i një protokolli testimi.(16 Njësi Mësimore)

Operacioni i instalimeve elektrike – EN 50110

Synimi: Të dijë kërkesat për funksionimin e pajisjeve elektrike sipas EN 50110.
Ideale për teknikët elektrikë, elektriçistë të specializuar, elektriçistë fabrikash, personi përgjegjës për mirëmbajtjen e impiantit, personi përgjegjës i personelit, personi i ngarkuar për sigurine në punë, specialistët e sigurisë në punë.
Përmbajtja: Përmbledhje e bazës ligjore – Fushat e aplikimit – Përkufizime – Parime të përgjithshme – Masa për sigurinë e ndërmarrjes – Përzgjedhja e personelit – Mbrojtja dhe ndihma – Skematika – Pajistjet e punës – Metoda të punës.
(8 Njësi Mësimore)

Trajnim i veçantë për të punuar nën tension të ulët në teori dhe praktikë

Synimi: Të jenë në gjendje për të punuar nën tension të ulët.
Ideale për teknikë elektrikë, elektriçistë të specializuar, elektriçistë fabrikash, personi përgjegjës për mirëmbajtjen e impiantit, personi përgjegjës i personelit. Përmbajtja: Përmbledhje e bazës ligjore – Rreziqet për klientin – Fushat e aplikimit – përkufizime – Parimet e përgjithshme – Masa për sigurinë e ndërmarrjes – Përzgjedhja e personelit – Mbrojtja dhe ndihma – Skematika – Pajistjet e punës – Metoda të punës – Ndihma e parë për aksidentet elektrike – Përgatitja e punës – Udhëzime për punen nën tension të ulët – Ecuria praktike e punës nën tensionin e ulët – Provimi përmbyllës me shkrim. (16 Njësi mësimore)