Excel – Niveli Mesatar

Ky trajnim ju pajis me funksionet e një faqeje të Microsoft Excel 2010. Ju do të mësoni si të punoni në faqen bosh, si të hidhni të dhëna të ndryshme në to dhe si t’i prezantoni këto të dhëna. Qëllimi i kursit është përdorimi korrekt i Microsoft Excel 2010 dhe jo vetëm; ju gjithashtu do të mësoni të bëni llogaritje të ndryshme, të krijoni grafikë dhe të punoni me elementë dizenjimit nga ana vizuale.

Excel – Niveli i Avancuar

Në këtë kurs, ju do të merrni informacion të mëtejshëm mbi përdorimin efektiv të një faqeje të Microsoft Excel 2010. Në fillim do të mësoni mbi importimin, eksportimin dhe linkimin e të dhënave, përdorimin e faqeve të përgatitura nga vetë programin dhe do të mësoni mbi formatimin e kushtëzuar. Do të mësoni të punoni me “librat tuaj të punës” dhe për mundësitë që keni të punoni në “librat e punës” të ndërtuar nga të tjerë. Përmbushja e këtij kursi është tek çështja e përdorimit të mjeteve më të avancuara dhe tek fusha e sigurisë.