Administrator Sistemi

Kursi “Administrator Sistemi“, përfshin njohuritë bazë të ndërtimit dhe administrimit të një rrjeti të vogël apo të madh. Kursi ju ofron aftësinë për të planifikuar burimet e zhvillimit të një rrjeti në mënyrë optimale. Këtu përshihet gjithashtu administrimi i serverit të mail-eve. Njohja me Linux-in do të jetë një nga prioritetet e këtij kursi. Kursi u drejtohet personave, që sapo janë diplomuar në shkencat kompjuterike, apo personave që angazhohen çdo ditë në fushën e rrjeteve.

Planifikimi dhe implementimi i projekteve të IT-së

Ky modul përfshin hartimin e planeve dhe zbatimin e projekteve të IT-së. Nëpërmjet këtij moduli do të mësoni, se si të silleni gjatë zhvillimit të një projekti. Moduli nuk përbëhet vetëm nga teoria, por edhe nga zbatimi i planeve dhe i aftësive tuaja në praktikë.

Afati i fundit i regjistrimit: Tre javë para fillimit të kursit