SUPERVIZOR NDËRKOMBËTAR I PERSONELIT TË SALDIMIT

SIPAS NORMËS EN ISO 14731

RISI NË INDUSTRINË E PËRPUNIMIT TË METALIT NË GJUHËN SHQIPE

Austrian-Development-updated.png

Nivelet e Supervizorëve të Saldimit sipas direktivave të IIW (International Institute of Welding)

Njohuritë

Kualifikimi sipas EN ISO14731

Njohuri bazë teknike IWS
360 njësi mësimore
Njohuri specifike teknike IWT
440 njësi mësimore
Njohuri gjithëpërfshirëse teknike IWE
480 njësi mësimore

 

Trajnimet e personelit mbikëqyrës të saldimit


Grafiku_IWS.png

Personeli teknik i saldimit, në varësi të llojit dhe kompleksitetit të punës, klasifikohet sipas grupit përkatës.

 

  • Specialist Ndërkombëtar Saldimi – IWS

  • Teknolog Ndërkombëtar Saldimi – IWT

  • Inxhinier Ndërkombëtar Saldimi – IWE


  • Specialist Ndërkombëtar Saldimi – IWS sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike bazë, të cilat nevojiten për planifikimin, zbatimin, supervizimin dhe kontrollin e punimeve me saldim brënda një fushë të caktuar teknike, që përfshin konstruksione të thjeshta saldimi (kriteret elementare të cilësisë, sipas EN ISO 3834-4): Specialistët e saldimit mbështesin inxhinierin ndërkombëtar të saldimit, përkatësisht teknologun gjatë përmbushjes së detyrave të tyre – dhe janë përgjegjës për supervizimin e saldimit në të gjitha fushat, ku kryhen saldime të thjeshta dhe të standardizuara.

 

  • Teknolog Ndërkombëtar Saldimi – IWT sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike specifike, të cilat nevojiten për planifikimin, zbatimin, mbikqyrjen dhe kontrollin e detyrave dhe përgjegjësive brenda një fushe specifike të caktuar (kriteret standarde të cilësisë, sipas EN ISO 3834-3):Teknologët e saldimit mbështesin inxhinierin ndërkombëtar të saldimit, gjatë përmbushjes së detyrave të tij dhe janë përgjegjës për mbikqyrjen e saldimit në të gjitha fushat, ku duhet të përmbushen kriteret e cilësive të standardizuara në saldim.

 

  • Inxhinier Ndërkombëtar Saldimi – IWE sipas EN ISO 14731 me njohuri teknike gjithëpërfshirëse, të cilat janë të domosdoshme për planifikim, zbatimin, mbikqyrjen dhe testimin e të gjithë detyrave dhe përgjegjësive për metodën teknike të përdorur në saldim (të gjitha kriteret e cilësisë, sipas EN ISO 3834-2): Inxhinierët e saldimit mbulojnë spektrin e gjerë të detyrave të saldimit teknik, duke filluar që nga parashtrimi i ofertës, gjatë konstruksionit e deri te përfundimi i produktit. Duke pasur njohuri të gjera teknike përmbushin detyrat në konstruksionet e enëve nën presion, të urave, të automjeteve, të makinerive, në sistemet me tubacione dhe të mjeteve lëvizëse mbi shina.