Për arsye të trajnimeve me një cilësi të lartë e sipas standardeve evropiane, dëshmitë, diplomat dhe çertifikatat njihen përtej kufijve. Kurset janë të lidhura ngushtë me praktikën dhe me njohuritë më bashkëkohore. Një dëshmi do të thotë gjithashtu dhe siguri dhe mbështetje, pasi një kurs i mbyllur me sukses hap dyer të reja në jetën profesionale.

Dëshmia WIFI

Mund të mbyllni një kurs të WIFI-t, duke dhënë një provim dhe, përveç vërtetimit të pjesëmarrjes, mund të merrni edhe një dëshmi WIFI. Provimet bazohen në rregullore të vendosura e të miratuara nga Komisioni i Dhomes së Tregëtise (KME) dhe nga Ministria Federale e Ekonomisë, Çështjeve Familjare dhe Rinisë.

Dëshmi të njohura në rang ndërkombëtar

WIFI zgjon interesin e klientëve të tij nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkombëtare, në mënyrë të tillë që kurset që ndiqni pranë WIFI-t të njihen edhe jashtë vendit. Si shembull, këtu mund të përmendim kursin e gjuhës angleze të WIFI-t, çertifikata e të cilit lëshohet nga Universiteti i Cambridge-it. Po kështu ndodh edhe me kursin e gjuhës italiane të WIFI-t, çertifikata e të cilit lëshohet nga Universiteti i Perugia-s. Në këtë mënyrë sigurohet njohja e çertifikatave në rang ndërkombëtar. Në fushën e financës, kursi për Llogaritarë Bilanci mundësohet nga Shoqata Evropiane e Llogaritarëve të Menaxhimit dhe njihet në të gjithë Evropën. Për sa i përket fushës së IT-së, WIFI bashkëpunon me sipërmarrje të mirënjohura si Microsoft-i, SAP-ja etj. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, WIFI  ka të drejtë të trajnojë e të sprovojë pjesëmarrësit e kurseve, sipas standardeve të caktuara ndërkombëtare.

Dimploma WIFI

Për kurse apo lëndë, ku pjesëmarrësit punojnë një detyrë kursi në mënyrë individuale, lëshohet edhe një diplomë WIFI. Çertifikata WIFI Në fusha të tilla si teknikë saldimi, menaxhim cilësie etj., merret një certifikatë WIFI, gjithmonë nëse programi i provimeve është mbyllur me sukses nga pjesëmarrësi. Në këtë mënyrë, kualifikimet tuaja për ushtrimin e një profesioni do të vërtetohen e do të vihen në provë. Çertifikatat WIFI njihen në rang ndërkombëtar.

Vërtetimi i pjesëmarrjes AIE

Nëse ndiqni të paktën 75% të një kursi të AIEx do të merrni një vërtetim pjesëmarrjeje.