Microsoft Word-Niveli Mesatar

Ky kurs ju pajis me bazat e procesve në Word: si të krijoni tekste dhe faqosje. Gjithashtu ju do të mësoni karakteristikat e Microsoft Word si bashkim mesazhi, faqosje dhe mjete të ndryshme.

Ju do të merreni me faqet e Microsoft Word dhe do te zotëroni mjetet bazë. Këto përfshijnë mbledhje të shkrimeve, mjete për të modifikuar tekstin dhe formatimet bazë.

Microsoft Word-Nivel i Avancuar

Në këtë kurs ju do të mësoni një variacion teknikash që ju japin një përdorim efektiv të Microsoft Word. Do të mësoni jo vetëm të punoni me faqet e gatshme, fushat dhe formularët, por gjithashtu do të mësoni edhe mbi përdorimin e këtyre mjeteve. Ju do te mesoni opsione të ndryshme dizenjimi.

Fokusi i seminarit janë automatizimi i dokumentit dhe punimi efiçent me një numër të madh dokumentash. Do të mësoni të krijoni letra, të përdorni grafikë dhe tabela dhe të dini pvrdorimin e strukturës së dokumentit dhe formatit të tabelave. Gjithashtu do të mësoni funksionet shtesë të Microsoft Word si integrimi i të dhënave nga programe të tjera (Microsoft Excel, Microsoft Access, Corel Draw, etj.).