Menaxhimi i Riskut Operacional në industrinë bankare

(Koncepte • Matje • Teknikat e menaxhimit)

Objektivat e Kursit

Synimi i këtij workshopi dy-ditor është të japë një të kuptuar të rëndësisë së menaxhimit të riskut operacional brenda industrisë bankare, dhe përmes shembujve praktikë të eksplorojë teknika të suksesshme për kontroll dhe menaxhim të riskut operacional.

Në mënyrë specifike, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Identifikojnë burimet e riskut operacional dhe si këto dalin në kontekstin e instuticioneve financiare dhe të aktiviteteve të tyre kryesore
  • Kuptojnë strukturat e drejtimit, sistemet, procedurat dhe aspektet kulturore, që një organizatë të menaxhojë në mënyrë të suksesshme riskun operacional
  • Zhvillojnë njohuritë e tyre mbi teknikat bazë për matjen dhe kuantifikimin e riskut operacional së bashku me meritat dhe disavantazhet e tyre.

Përmbajtja e trajnimit

Klasat e riskut dhe ndërlidhjet e tyre:

  • Risku i Reputacionit
  • Risku i Strategjisë
  • Risku operacional

Fazaz e menaxhimit të riskut operacional:

  • Funksioni i zyrës qëndrore për menaxhimin e riskut
  • Suport i dedikuar por i decentralizuar

Kategoritë e riskut operacional si një bazë e vlefshme për zgjidhjen e problemeve menaxheriale:

  • Organizata
  • Politikat/Proceset
  • Teknologjia
  • Burimet njerëzore dhe
  • të jashtme

Kornizat e kontrollit të brendshëm, objektivat e kontrollit dhe risku:

  • Objektivat dhe rolet e kornizës së kontrollit të brendshëm
  • Efektiviteti dhe efikasiteti i aktiviteteve (objektiva të performancës)
  • Besueshmëria, plotësia dhe kohëzgjatja e informacionit financiar dhe menaxherial (objektiva të informacionit)
  • Përputhshmëria me ligjet dhe rregullat përkatëse (objektiva të përputhshmërisë)

Matjet e riskut operacional, instrumente dhe mjete praktike (ndjekur me shembuj praktikë e konkretë):

  • Kontrolli dhe vetëvlerësimi i riskut
  • Fletnotim mbi shpeshtësinë dhe ndikimin
  • Hartim i procesit dhe riskut
  • Panel i riskut operacional
  • Baza e të dhënave të humbjeve

Keni interes për këtë trajnim? 

Ndihuni të lirë të na kontaktoni!