KONTROLL I BRENDSHËM I RAPORTIMEVE FINANCIARE (ICOFR)

KONTEKSTI & OBJEKTIVAT

Ky program synon të shpjegojë sesi kontrolle të sakta janë të nevojshme për t’u ndërmarrë efektivisht në të gjitha nivelet e kompanisë. Përmes njohurive të përftuara, ky program jep një pasqyrë se çfarë duhet për të suportuar një kompani të kontrollojë efektivisht burimet financiare, të përmbushë detyrimet ligjore, dhe të minimizojë riskun e mashtrimit, humbjeve, dhe abuzimit.

Aspektet dhe temat kryesore të trajnimit:

  • Çfarë janë kontrollet, pse janë të rëndësishme, dhe çfarë ndodh kur dështojnë;
  • Identifikimi dhe vlerësimi i riskut
  • Elemetët kyç të një sistemi kontrolli
  • Kuptimi dhe aplikimi i një përqasje të strukturuar dhe sistematike të ICOFR
  • Identifikimi i roleve dhe përgjegjësive të pjesëmarrësve në procesin e ICOFR
  • Koordinimi i kërkesave të ICOFR me departamentet e biznesit

 

GRUPI I SYNUAR

Profesionistë nga fusha e financës, kontrolli financiar, raportimi financiar, departamentet e auditit të brendshëm.

 

PËRFITIMI NGA KY TRAJNIM

  • Mundësimi i pjesëmarrësve për ta parë kontrollin e brendshëm si një proces të integruar në kompani
  • Zhvillimi i aftësive të pjesëmarrësve në vlerësimin dhe integrimin e kontrolleve në proceset e biznesit
  • Rritja e efektivitetit në implementimin e kontrolleve të brendshme