ÇERTIFIKATA EUROPIANE E GJUHËS GJERMANE

AIEx PËRFAQËSON ÖSD NË SHQIPËRI

Österreich Sprachdiplom Deutsch (ÖSD)  u krijua si nismë e ministrive austriake, me një sistem të kontrolluar të provimit të gjuhës Gjermane sipas kritereve të njohura nga shteti austriak.

Në mbarë botën zhvillohen provime të të gjitha niveleve të gjuhës Gjermane.ÖSD–ja orientohet  në  direktiva ndërkombëtare (Këshilli Evropian) dhe ofron  për kursantët çertifikim të standardizuar të njohurive të tyre gjuhësore.

Diploma e gjuhës nga ÖSD

  • Diploma ÖSD është një çertifikatë e njohur ndërkombëtarisht për njohuritë tuaja mbi gjuhën Gjermane:

– në tregun e punës
– në universitete dhe institucione të tjera arsimore
– për procedura zyrtare si: marrje shtetësie, vize, lejeqëndrimi, etj.

  • Është e bazuar në „Kuadrin e Përbashkët  Evropian të referencës për gjuhët“ dhe profilet e gjuhës Gjermane.
  • Është e orientuar drejt komunikimit dhe testimit të aftësive gjuhësore gjatë përdorimit në situata të përditshme.
  • ​Është e gjithanshme që do të thotë përputhet me standardet e vendeve gjermanofolëse si Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Testi i Certifikimit për TË GJITHA NIVELET do të mbahet më: 21 nëntor 2015


Nivelet e Provimeve

Niveli i Përdorimit Elementar

a1 - Copy (1).jpg

Provimi i nivelit A1 (GD1)

Teston njohuritë në nivel fillestar të dijeve gjuhësore në situata të zakonshme të përditëshme. Është i konceptuar për individë në moshën 14 vjeç.

Provimi i nivelit A1 (KID1)

Teston njohuritë në nivelin fillestar të dijeve gjuhësore  për femijë dhe të rinj në situata të ambientit të shkollës  dhe  teston aftësinë e komunikimit më të thjesht të situatave të përditshme. Ky modul është i përshtatshëm vetëm për grupmoshat nga mosha 10 – 14 vjeç.

a2 - Copy (1).jpg

Provimi i nivelit A2(GD2)

Teston aftësitë gjuhësore të komunikimit të përditshëm dhe në fushën profesionale. Është i përshtatshëm për personat në moshën 14 vjeç.

Provimi i nivelit A2 (KID2)

Teston aftësitë gjuhësore të komunikimit të përditshëm të fëmijëve dhe të rinjve në nivel elementar. Pikë kyçe është aftësia e komunikimit me tematikë të njohur. Moduli është i përshtatshëm për grup moshat 10-14 vjeç.

Niveli i Përdorimit Mesatar
B1 - Copy (1).jpg

Provimi i nivelit B1 (ZDÖ)

Teston aftësitë për përdorimin e pavarur të gjuhës në situata të zakonshme (punë, shkollë, kohë e lirë, udhëtime, etj.)  si dhe monolog me tematikë të njohur. (mosha: 16 vjec)

Provimi i nivelit  B1 (ZB1)

Teston aftësitë për përdorimin e pavarur të gjuhës në situata të zakonshme. Ky modul është i përshtatshëm  për grupmoshat  në moshën 12 vjeçare.

b2 - Copy (1).jpg

Provimi i nivelit B2

Teston kompetencat gjuhësore në situata të komunikimit jo vetëm me tematikë të përditshme por edhe në fushën profesionale dhe në fushën e arsimit (shkollë, studime). Teston spontanitetin gjatë të folurit si dhe përdorimin e shprehive.

Niveli i Përdorimit Kompetent
c1 - Copy (1).jpg

Provimi i nivelit C1:

Teston përdorimin e njohurive të avancuara të gjuhës në situata komplekse, për tekste me tema specifike. Kërkon fjalor të gjerë dhe një nivel të lartë korrektësie, kërkon perceptimin e një spektri të gjerë tekstesh pa patur probleme me kuptimin e thelbit të tekstit kompetent.

c2 - Copy (1).jpg

Provimi i nivelit C2:

Teston kompetencat gjuhësore në situata të ndryshme në ambjentin shoqëror dhe profesional në shkallë të lartë korrektësie si dhe të shprehurit rrjedhshëm dhe të kuptuarit e saktë të detajeve më të imta.