FLISNI ÖSD!

Mësoni gjuhë të huaja pranë instuticionit profesional më të madh, OSD. Gjuhët e huaja janë një element kyç i ekonomisë globale. AIEX është qendra e gjuhëve të huaja, që ju ndihmon të mësoni mbi 20 gjuhë.
Suksesi profesional është drejtpërdrejt i lidhur me njohjen e mirë të gjuhëve të huaja.

Një studim i Komisionit Europian tregon se bizneset të cilat investojnë në efikasitetin e punonjësve të tyre në gjuhët e huaja dhe ato që punësojnë staf me njohuri në disa gjuhë, kanë  rreth 44.5% rezultate më të mira në punë.

 

Gjuha Gjermane në AIEx

 AIEx ofron:

    • Kurse individuale apo në grup në të gjitha nivelet

Mund të mësoni në grup ose vetëm. Nëse dëshironi, mund të përshtasni të mësuarin tuaj individual në kohën tuaj të lirë.  Kurset mund të fokusohen mbi një fushë të caktuar, sipas nivelit të të interesuarit apo  gjuhës së biznesit dhe profesionit. Ne fokus të kurseve individuale apo në grup janë profesionistët, bizneset, studentët e universiteteve, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, në të gjitha nivelet (A1, A2, B1, B2, C1, C2).  Kurset mund të zhvillohen në ambientet e qendrës tonë të gjuhëve por edhe pranë kompanisë tuaj apo institucionit tuaj arsimor.

 

    • Trajnime brenda kompanisë apo institucionit arsimor

‘In-House Training’  është një ofertë e veçantë për kompanitë dhe institucionet arsimore, ku punonjësit apo nxënësit dhe studentët e tyre mësojnë “në shtëpi” duke ndjekur një plan studimi, që është i përshtatur sipas nevojave të kompanisë apo orareve të institucioneve arsimore. Mësimet mund  të lidhen me një fushë të veçantë ekonomike apo teknike.

 

    • Provim dhe Çertifikim Ndërkombëtar nga ÖSD

AIEx ka të drejtën ekskluzive për organizimin e provimeve të Gjuhës Gjermane nga ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom Deutsch), një sistem shtetëror i miratuar për provimin dhe vlerësmin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj apo gjuhë e dytë. Diploma ÖSD është një çertifikatë e njohur në BE dhe ndërkombëtarisht që vërteton njohuritë tuaja mbi gjuhën Gjermane.

 

AIEx, Partneri juaj për gjuhët e huaja!