FINANCA PËR MENAXHERË JO-FINANCIERË

OBJEKTIVAT DHE KONTEKSTI

Ky trajnim gjithëpërfshirës synon të pajisë menaxherët jo-financierë me aftësitë e nevojshme dhe konfidencën për të analizuar dhe interpretuar informacione financiare dhe i mundëson ata të marrin vendime që janë vlerë e shtuar për kompaninë.
Duke i kuptuar këto koncepte, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të bëjnë analiza, të mësojnë raportet më të rëndësishme financiare dhe aplikimet e tyre, të kuptojnë performancën financiare të kompanisë, dhe rëndësinë e efektivitetit dhe të profitabilitetit.

Efektiviteti i menaxhimit varet nga vendimarrja e shëndoshë si menaxherë, pjesëmarrësit do të:

  • Njohin mirë dhe do të jenë në gjendje të interpretojnë të dhënat financiare të raporteve financiare. Përkthimi i këtyre të dhënave në informacione operacionale të nevojshme për aktivitete të përditshme.
  • Kuptojnë kornizat e buxhetimit, tipet e ndryshme të buxheteve dhe përdorimi i buxhetit.
  • Interpretimi i Indikatorëve Kyç të Performancës dhe vlerësimi korrekt i tyre.

Aspektet dhe temat e përfshira në trajnim:


Pasqyrat Financiare: Si t’i lexojmë e t’i kuptojmë?

  • Bilanci dhe raporti i fitimeve dhe shpenzimeve
  • Të kuptuarit e pasqyrave financiare dhe ndërlidhja e tyre (Bilanci, raporti i fitimeve dhe shpenzimeve, raporti i rrjedhjes së parasë)
  • Analiza e raporteve
  • Përdorimi i raporteve të caktuara në interpretimin e pasqyrave financiare
  • Rentabiliteti dhe efektiviteti

Kostoja dhe çmimi: Si t’i interpretojmë dhe t’i menaxhojmë?

  • Principet e kostos
  • Kostot direkte dhe indirekte
  • Kostot fikse dhe variable
  • Analiza break-even

Buxhetimi: Si të planifikojmë aktivitetin e biznesit?

  • Identifikimi i informacionit kyç për planifikimin e biznesit
  • Interpretimi i informacionit në një buxhet
  • Përdorimi i pasqyrave financiare për të parashikuar performancën në të ardhmen

 

Ky trajnim është më i përshtashëm për:

Profesionistë, menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme: shitje, shpërndarje, operime, marketing, etj. të përfshirë direkt ose jo-direkt në vendim-marrje së brendshmi ose së jashtmi. Ky trajnim është i përshtatshëm për ata që kanë pak njohuri financiare dhe/ose po kërkojnë për një rifreskim.

 

PËRFITIMI:

  • Njohje e shëndoshë e bazave të financës
  • Komunikim më efikas me departamentin e financës
  • Përmirësimi i vendim-marrjes
  • Analiza e performancës së departamentit dhe kontrollimi më efikas
  • Zhvillimi i aftësive për monitorim dhe parashikim të ecurisë së departamentit dhe i të dhënave financiare