Perfeksion në Shitje për Menaxherët e Pronave të Paluajtshme

Ditët e sotme, të shesësh në botën komplekse të biznesit të pronave të paluajtshme, kërkon energji dhe punë shumë të madhe.  Konkurrenca është e lartë, dhe prandaj duhet që personi në shitje të tregojë kompetencë dhe profesionalizëm për ta bërë pronën sa më interesante për klientin, që nga telefonata e parë e deri në prezantimin e pronës.

Ju mund të përmirësoni rezultatet tuaja dhe të arrini një përfitim më të madh nga investimi juaj duke mësuar për sjelljen e duhur, ndershmërinë dhe përkujdesjen që duhet të tregoni ndaj klientit, veçmas teknikave profesionale të shitjes së suksesshme.

Përmbajtja

  • Të kuptoni psikologjinë e shitjes dhe se si të forconi më së miri personalitetin tuaj në shitje.
  • Të kuptoni se si biznesi i pronave të paluajtshmë kërkon teknika të tjera shitjeje nga produktet e tjera (p.sh.: makina, telekom, produkte të konsumit të shpeshtë)
  • Gjetja dhe qasja ndaj klientit dhe si të lini një përshtypje të mirë.
  • Pyetjet kyçe që duhen bërë klientëve – analizë e nevojave të klientit.
  • Prezantimi i pronës në mënyrë të tillë, që të tregoni vlerat e plota  të saj dhe ta bëni sa më interesante për blerësin.
  • Qasja ndaj kundërshtimeve dhe problemeve me klientët, dhe si ta diferenconi veten nga konkurrenca.
  • Kërkesa për blerje, negocimi i çmimeve dhe mbyllja e marrëveshjes.

Ky trajnim është i përshtatshëm për:

Menaxherët e shitjeve, të cilët synojnë të rafinojnë teknikat e planifikimit të shitjeve, të ndërtojnë aftësi lidershipi dhe të bëhen vendimmarrës, motivues, komunikues dhe këshilltarë të suksesshëm.

Data e fundit për rregjistrime: Tre javë përpara fillimit të trajnimit.
Ky trajnim fillon më:  TBD