Shitje e Suksesshme

Nëpërmjet këtij kursi AIE kërkon t’u përcjell pjesëmarrësve filozofinë e të shiturit të orientuar drejt klientit. Shitja e orientuar drejt klientit do të thotë t’i kushtosh klientit të gjithë vëmendjen e mundshme dhe t’i përmbushësh atij të gjithë dëshirat, që më vonë do të kthehet në garanci për një bashkëpunim jetëgjatë. Ky kurs u drejtohet personave, të cilët kanë pervojë në fushën e shitjes, të komunikimit dhe që duan të zhvillojnë personalitetin e tyre në lidhje me këto fusha, etj.

Kursi përcjell njohuritë për një organizim të punës individuale dhe për një planifikim strategjik të suksesshëm.

Kursi ofron gjithashtu trajnimin e të biseduarit qetë, të hartuarit të pytjeve të duhura dhe të të sjellurit bindës ndaj vërejtjeve apo ndaj përgjigjeve negative të klientëve. Kursi trajnon mënyrën tuaj të të komunikuarit me klientët dhe ju ndihmon për të kuptuar sa më mirë filozofinë e artit të të shiturit.

Programi përmban trajnimet e mëposhtme:

  • Përsosmëri në Negocim
  • Përsosmëri në Shitje
  • Perfeksionim në Shitje

Kursi “Përsosmëri në Shitje” ndahet në këto module:

  • Shitje
  • Shitje në terren
  • Shitje përmes telefonit
  • Komunikimi dhe si të silleni në telefon
  • Partneritet në shitje (Cilësitë e një konsulenti apo shitësi të mirë)

 

Afati i fundit i regjistrimit: Tre javë përpara fillimit të kursit