Menaxhim Produkti

Ky kurs ju ofron bazat për menaxhimin e shitjeve të orientuara drejt klientëve dhe një dije të gjërë për sa i përket futjes në treg të produkteve dhe shitjes sa më të suksesshme të tyre. Këtu bëhet fjalë për trajnimin e aftësive individuale komunikuese, për punën në grup, kreativitetin, zgjidhjen e problemeve të përditshme, për motivimin dhe teknikat e prezantimit, për fushën mjaft të gjërë të marketingut dhe për strategjitë e tij.

Kursi u drejtohet:

  • Sipërmarrësve ose menaxherëve, që duan të administrojnë suksesin e produktit të tyre.
  • Personave që duan të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale.
  • Personave që planifikojnë një rrugë të suksesshme profesionale pikërisht në lidhje e menaxhimin e produkteve.
  • Personave që duan të ndikojnë në suksesin e produktit.

Afati i fundit i regjistrimit: Tre javë përpara fillimit të kursit