Menaxhim Projekti

Bazuar në eksperiencat e suksesshme me kurrikulën PMI, AIEx organizon këtë sezon Trajnimin për Menaxhim Projekti.

Ne ju sjellim dy trajnierët më të mirë nga PMI, në Austri.

Nëse jeni të interesuar ju lutem na informoni mbi modulin e preferuar dhe mbi periudhën kohore të dëshiruar.

Çertifikatat PMI çertifikojnë njohuritë dhe eksperiencën tuaj në menaxhim projekti, në këtë mënyrë ju mund të jeni më kompetent në punë dhe konkurues në tregun e punës.

Ne u shërbejmë praktikuesve dhe organizatave me standarde që rrjedhin si rezultat i praktikës, kredite të njohura globalisht që çertifikojnë ekspertizën në menaxhim projekti dhe burime për zhvillim profesional, krijimin e rrjeteve të suksesshme dhe kontakte me komunitetin.

Pavarësisht shkallës së karrierës në të cilën ju jeni, PMI ofron një çertifikatë për ju.

Kujt i drejtohet kursi?

Kursi u drejtohet bashkëpunëtorëve të projektit dhe menaxherëve të projekteve.

Qëllimi

Përveç përfitimit të njohurive specifike e të detajuara mbi menaxhimin e projektit, e metodave dhe proceseve AIEx fokusohet në marrëdhëniet me grupin e punës dhe në ato ndërpersonale. Qëllimi i kursit është formimi gjithëpërfshirës në fushën e menaxhimit të projektit dhe përgatitja për çertifikatën e njohur në rang ndërkombëtar PMI: CAPM dhe PMP.

Modulet:

  • Moduli 1: Njohuritë bazë
  • Moduli 2: Menaxhim projekti Moduli
  • Moduli 3: Moduli profesional- Përgatitja për çertifikatat CAPM, PMP

Çertifikimi

Pjesëmarrësit e këtij kursi përgatiten për çertifikatën PMI: CAPM, PMP.