Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore

Qëllimi i këtij kursi dy-ditor është t’i pajisë pjesëmarrësit me aftësi personale dhe njohuri të specializuar e të nevojshme për të arritur të bëhen menaxherë të suksesshëm të burimeve njerëzore.
Natyra modulare e këtij kursi do të thotë që ju do të merrni aftësi dhe eksperienca të reja dhe t’i praktikoni ato në vendin tuaj të punës, me konfidencën dhe motivimin e duhur për të bërë ndryshime thelbësore dhe të drejtoni iniciativa të menaxhimit të burimeve njerëzore. Koncepte të provuara teorikisht të kombinuara me eksperiencën shumë vjeçare të përftuar nga kompanitë në rajonin e Europës qëndrore e lindore, sigurojnë ide dhe teknika praktike, të cilat mund të aplikohen në ambjentin tuaj të biznesit.

 Përfitimet tuaja

  • Ju do të zgjeroni njohurinë dhe vlerësimin tuaj për praktikat ndërkombëtare të burimeve njerëzore
  • Do të zhvilloni aftësitë për të përzgjedhur në mënyrë kritike mjetet dhe teknikat që janë më të nevojshme për sfidat me të cilat mund te perballoheni.
  • Do të mësoni si të drejtoni në mënyrë efektive me anë të ciklit kohor të burimeve njerëzore
  • Do të ndiheni konfident për të marrë role të rëndësishme dhe projekte sfiduese
  • Do arrini ta çoni karrierën tuaj në nivele më të larta.

 

Data përfundimtare për rregjistrim: tre javë para fillimit të trajnimit 
Trajnimi fillon më: TBD