GJUHA GJERMANE

Përse të mësosh Gjermanisht?

  • Gjermanishtja është gjuha më e përhapur në Evropë.
  • Vendet gjermanisht-folëse kanë ekonomi të zhvilluar dhe janë ndër vendet e para për eksport në botë.
  • Njohja e gjuhës gjermane krijon mundësi të reja biznesi.
  • Gjermanishtja është e kërkuar ose e rekomanduar në shumë programe bachelor dhe master.
  • Popullsia e vendeve gjermanisht-folëse janë shpenzuesit më të mëdhenj në turizëm nëpër botë.
  • 1 në10 libra në botë është i publikuar në gjermanisht.
  • Gjermanishtja nuk është aq e vështirë sa e mendoni.

 Përse në AIEx?

Në AIEx ju do të gjeni:

  • Programe Sipas Nevojave
  • Programe të posaçme për Kompanitë
  • Programe të posaçme për Profesionistët e lirë
  • Programe të posaçme për  Studentë të Universitetit
  • Programe të posaçme për Nxënës të shkollave të mesme
  • Programe të posaçme për Nxënës të shkollave fillore

Provim dhe Çertifikim Ndërkombëtar nga ÖSD

AIEx ka të drejtën ekskluzive për organizimin e Provimeve të Gjuhës Gjermane nga ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom Deutsch), një sistem shtetëror i miratuar për provimin dhe vlërësmin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj apo gjuhë e dytë. Diploma e ÖSD është një çertifikatë e njohur në BE dhe ndërkombëtarisht që vërteton njohuritë tuaja mbi gjuhën Gjermane.

Vlerësim paraprak FALAS

Para se të vendosni të ndërmerrni një provim të gjuhës gjermane apo të regjistroheni në kurset tona VLERËSONI VETEN. Për gjuhën gjermane, ne ofrojmë shërbime të veçanta FALAS. Ju mund të bëni një testim online për nivele të ndryshme. Këtë testim online mund ta merrni edhe pranë zyrave tona. Pas testimit që zgjat 30 minuta, menjëherë do të merrni rezultatet dhe do të këshilloheni nga këshilltarët tanë se cili kurs, nivel apo provim është më i përshtatshëm për ju.